Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në facebook u ndal sërish te protesta për rritjen e çmimeve në vend. Teksa vijoi ta cilësonte protestën me prapavijë politike, Rama e vendosi theksin tek përpjekjet e qeverisë për ta mbajtur të stabilizuar çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.
“Siç e premtuan e bëmë, spostuam gjithë atë volum finance drejt njerëzve, drejt jush. Për të vashduar së pari ta mbajmë të palëvizur çmimin e energjisë. Nëse çmimi real i energjisë do të vinte si ç-është çmimi real në faturat e familjeve dhe bizneseve të vogla, çmimi do ju dukej pompa e karburantit si biberon qumshti. Do e pranonin me kënaqësinë më të madhe përballë asaj që do të ishte pesha e energjisë. Atëherë ç’farë i kërkohet qeverisë, i kërkohet të mbështesë.
Në cilin vend qeveria nuk lejon që të kalohet pragu i energjisë dhe përveç kësaj qeveria ka detyrën të garantoj shportën, pasi kjo është situatë lufte dhe nuk dihet sad op zgjasë. Nga rritja e çmimeve për pak ditë u krijua ky panik, po sikur situate të shkojë në atë pikë që të mungojë nafta, të mungojë energjia dhe një sërë produktesh të tjera, çfarë ndodh këtu. Pse kaq pak trëmbemi ne nga pikëpamja e forcës së karakterit? Kaq të humbur jemi ne? Jo nuk jemi një ne, por këta janë një pakicë”, tha Rama.