BE ka gati paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Presidenca franceze nuk e detajoi paketën, por përmes një postimi Twitter-it njofto se kjo paketë sanksionesh do të pasohet edhe nga vendimi i SHBA-së për revokimin e klauzolës së kombit të favorizuar nga pikëpamja tregtare në Moskë, e cila nënkupton lëshime për tarifat e importit/eksportit.
Sipas Reuters , do të ketë një ndalim të metaleve ruse, një ndalim të eksportit të mallrave luksoze (përfshirë makinat me vlerë më shumë se 50 mijë euro) dhe ndalimin e investimeve në kompanitë e naftës dhe në sektorin e energjisë. Lista e oligarkëve të sanksionuar pritet gjithashtu të zgjerohet për të përfshirë pronarin e Chelsea, Roman Abramovich , i cili tashmë është goditur nga Britania e Madhe.