Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me kriminelët serbë, Sllobodan Millosheviç dhe Radovan Karaxhiç.
Ajo ka kërkuar një fletarresti sa më të shpejt për të.
“Putini është një kriminel. Të shtënat kundër korridoreve humanitare në Ukrainë janë krim kundër njerëzimit”, ka thënë ajo, në një intervistë për gazetën italiane, La Repubblica.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka hapur një hetim për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë. Kjo do të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, e Putin, sipas Del Ponte është kryesori.
“Përgjegjësi i parë është sigurisht presidenti Putin. Dhe të gjithë politikanët dhe ushtarakët me poste përgjegjësie. Hetimi duhet të çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër të gjithë të akuzuarve, përfshirë kreun e Kremlinit.