Teksa ankohen se çmimi i naftës në Shqipëri është shumë i lartë, kuksianët, çdo ditë po kalojnë në territorin e Kosovës, që të furnizohen me naftë. Rreth 30 cent sipas tyre është dallimi i çmimit për një litër naftë.
Në Kosovë aktualisht çmimi i naftës për një litër është 1.51, në të përfshihen edhe TVSH-ja prej 18% dhe akciza prej 36 centësh. Ndërsa qytetarët e Kosovës të cilët janë afër kufirimit me Maqedoninë e Veriut, furnizohen me naftë atje pasi çmimi atje është për 10 cent më lirë për derivatet e naftës.