Ministri i energjetikës Robert Habeck u shpreh se nëse Gjermania do ta bllokojë gazin dhe naftën ruse, ata rrezikojnë të shkojnë në një kolaps ekonomik dhe në mungesë të theksuar energjie.
Ai parashikoi “papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk do të kenë mundësi të ngrohen apo të furnizojnë makinat” nëse vendi i tij ndalon përdorimin e naftës dhe gazit rus.
Shumë pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania: 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës që përdoret në vend vjen nga Rusia, për të cilën vendi paguan qindra mijëra euro në ditë.