Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore të Prizrenit ka njoftuar se nga dita e sotme, Administrata e kësaj gjykate është në grevë.
Arsyet e kësaj greve përputhen me ato të grevës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ndër të tjerash po kërkohet realizim i kërkesave të parashtruara: miratimi i ligjit për punonjësit e administratës së gjykatave dhe prokurorive, përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, paga lineare nga 150 euro për punonjësit e administratës deri në hyrje në fuqi të Ligjit për Paga, pagimi i shujtës ditore në shumë prej 3 eurosh dhe pagimi i udhëtimit në shumë prej 3 eurosh.
Pezullimi i punës do të vijojë deri në njoftimin e radhës.