-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ikën themeluesi i “Vetëvendosjes”: Rahoveci diskriminohet nga qeveria “Kurti”

Kryesoret

Ka dhënë dorëheqje një ndër themeluesit e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, Erzen Isma.

Isma ishte anëtar i LVV-së që nga viti 2006. Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është diskriminimi që po i bëhet Rahovecit nga qeveria “Kurti”.

“Jap dorëheqje nga të gjitha funksionet e kësaj lëvizje që i kam si nga anëtar i grupit punues po ashtu edhe si anëtar i Lëvizjes për të vetmen arsye: duke e parë që qyteti im po diskriminohet nga Lëvizja, pasi ne si vreshtarë dhe si bujq nuk jemi pjesë dhe nuk e përbëjmë bujqësinë, nuk mund të qëndroj i heshtur përballë kësaj padrejtësie!”, ka shkruar Isma në Facebook.

Ndër të tjera, ai tha se nga mbështetja që ka marrë LVV-ja nga Rahoveci, asnjë vendas nuk ja një post si zv.ministër.

“Jam zotuar se do të punoj për Rahovecianët por nuk po shoh mbështetje nga Bordi i Lëvizjes , andaj me krenari e me bindje nuk e lejoj askush të më shkel…”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit