“Kina është e përkushtuar për të promovuar negociatat e paqes për Ukrainën”.
Kështu deklaroi shefi i politikës së jashtme të Partisë Komuniste Kineze, Yang Jiechi, i cili sot takoi Këshilltarin Amerikan për Sigurinë Kombëtare Sullivan në Romë, sipas agjencisë Bloomberg . Kina, thotë ai, kundërshton me vendosmëri dezinformimin, shpifjen dhe mashtrimin. “Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje për të mbrojtur civilët,” shton ai.









