Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, foli mbi situatën e luftës Rusi-Ukrainë.
“Ukraina ka pësuar disfatë të fortë, ka pritur nga perëndimi por s ka pasur. Strategjia e Rusisë ka funksionuar. Marrja e kontrollit të detit te zi për shkak të naftës dhe gazit, dhe pasurive ekonomike. Ukraina është vendi më i pasur në botë nga mineraret. Çështja e drithërave është lufte më vete. Rusia është nervozuar pasi nuk kishte menduar se Ukraina do rezistonte. Perëndimi ka vendosur ti lë hapësira Rusisë. Si Kosova dhe Maqedoni janë territore qe i janë lënë hemogjonisë ruse. Roli i Kinës shumë rëndësishëm. Do prevalojë interesi mes Kinës dhe Rusisë.”tha Kulla.
Me pas ai theksoi se vetëm dy jane zgjidhjet e mundshme.
“Ka dy zgjidhje e para vendosja e trupave të perëndimit në mbrojte të Ukrainës, ose Rusie do e marrë nën kontroll.”