-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alizoti-Bashës:Nëse ke ndërmend të shpëtosh edhe atë pak imazh që të ka mbetur jep dorëheqjen

Kryesoret

Deputeti  i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, foli mbi zgjedhjet e 6-marsit, si dhe dorëheqjen që sipas tij duhet të jap kryetari i PD Lulëzim Basha.

“Shqiptarët kanë zgjedhur të mos jenë më pjesë e diktaturës. Basha është absurditet i politikës shqiptare. Të gjithë liderat ka pasur karizëm, i vetmi njeri që nuk është aspak karizmatik është Basha. Ai nuk ka arsye më të rri në pushtet. Ai duhet ta kuptojë që nuk e fiton këtë betejë. Në mbledhjen e PD, një pjesë e madhe ishte për dorëheqjen e tij. I thash, nëse ke ndërmend të shpëtosh edhe atë pak imazh që të ka mbetur jep dorëheqjen. Fatkeqësi që i ndodhi PD. Unë kam propozuar që PD është më mirë të ketë komision. Ne nuk e ndalojmë dot Berishën të kandidojë. PD nuk ka më ideologji, është në një tkurrje të thellë politike, Basha e fundosi më keq. Grupi Parlamentar nuk e shkarkon dot Bashën.”, tha Alizoti.

Ai theksoi se deputet shqiptar ende nuk guxojnë të flasin.

Duke komentuar deklaratat e grupit parlamentar që Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas, Alizoti thotë se i duket si një lojë nga grupi i ngushtë i kryedemokratit.

Alizoti tha se Berisha nuk ka se çfarë hapi të bëjë pas pasi është i përjashtuar nga PD, por sipas tij nëse hapet gara për kryetar dhe Berisha do që të kandidojë kjo nuk shmanget dot.

“Një pjesë e mbledhjes mua më duket si njëfarë loje nga grupi i tij i ngushtë. Nëse lidhemi në konceptin teknik. Berisha është përjashtuar nga partia logos. Berisha ku do e bëjë hapin pas, nuk është në PD dhe pastaj në politikë kur je në minorancë nuk mund t’i vësh kushte. Nuk dua që të kandidojë Berisha, por nëse ai do kandidiojë, nëse hap garën, e shmangim dot këtë lloj gjejë. Ai duhet të lërë një proces që partia atë provojë energji të reja, të vijnë të kandidiojnë njerëz me vlera. Nëse hap garë ka të drejtë të kandidojë kush të dojë”, tha ai.  

Ndërsa u ndal te lufta ia solli vëmendjen te Shqipëria dhe fakti qe lufta tregoi se na duhet një riarmatim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit