Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj.
Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve AP. Por ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin – dhe duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj – thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani!”.
Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, ka bërë të ditur kirurgu. “Të dy vdiqën”, ka bërë të ditur kirurgu.
Pas bombardimeve, Rusia mohoi se kishte realizuar sulme në një spital në qytetin port. Ambasadori i saj në OKB dhe ambasadori i saj në Londër, thanë se imazhet e mizorisë ishin “lajme të rreme”.
Moska pretendoi se ndërtesa ishte pushtuar nga ekstremistët ukrainas dhe se asnjë pacient apo mjek nuk kishte mbetur brenda.
Një nënë tjetër që ishte në ndërtesë në atë kohë, blogerja Mariana Vishegirskaya, tha se “xhamat, kornizat, dritaret dhe muret u shpërthyen” kur filloi sulmi.