Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është infektuar me COVID-19, një ditë pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një videomesazhi në rrjetin social instagram.
“Në testin e shpejtë që bëra sot në zyrë dola pozitiv për COVID-19. Rrjedhimisht do të qëndroj në shtëpinë time dhe do të punoj prej këtej”, tha ai.
Mitsotakis bëri apel për marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID.
“Vaksinimi ofron mbrojtje më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes.
Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të rikthehem në zyrë”, deklaroi ai.