Të paktën 636 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, tha të hënën zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) në një deklaratë dërguar CNN.
Kjo është një rritje prej 40 vdekjesh në krahasim me përditësimin e mëparshëm ditor.
Midis të vdekurve janë gjashtë vajza, 10 djem dhe 30 fëmijë të tjerë, gjinia e të cilëve nuk dihet, thotë OHCHR.
Sipas agjencisë, të paktën 1,125 civilë janë lënduar deri më tani. “Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” tha agjencia.
“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi të forta është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit.” shtoi ajo.