Operacioni “Pika” për arrestimin e policëve dhe doganierëve kufitarë nuk e ka ndërprerë punën në pikat kufitare që ishin në qendër të aksionit.
Në Morinë dhe Qafë Prush, policët dhe doganierët e shoqëruar me dyshimin për keqpërdorim detyre, janë zëvendësuar me të tjerë, dhe puna vijon normalisht.