Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë çështjen e abazhurit të zyrës së tij, për të cilin qytetarët në rrjete sociale e kanë akuzuar se e ka blerë me një çmim marramendës.
Kreu i qeverisë, në një komunikim në rrjetet sociale, tha se ky abazhur është sjellë nga Italianët dhe ka qenë edhe në kohën kur ishte ishte kryeministër Sali Berisha.
“Papritur abazhuri im del në sfondin e luftës si shpenzim i çmendur prej floriri blerë nga unë. Del tani abazhuri këtu si një provë e faktit që ky këtu, është i shkëputur nga realiteti, dhe e ka mendjen tek luksi, unë luks, sa që ka blerë një abazhur floriri. Ky abazhuri këtu i sjellë nga italianët. Kur morëm godinën. Është më i shtrenjtë se sa çmimi që ka dalë sepse është një objekt jashtëzakonisht i çmuar. Ky abazhur ka qëndruar mbi kokat e të gjithë kryeministrat e tjerë, siç është një syresh non-grata, që duan ta bëjnë Shqipërinë një non-grata në sytë e ndërkombëtare. Së bashku me një non-grata të pashpallur që nuk duan t’ja dinë për vendin tonë” – tha Rama.