Ndërsa protestat vijojnë në të gjithë vendit kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Rama e ka nisur këtë javë duke publikuar 7 masat e paketës së rezistencës sociale.
Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se “qeveria kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje”
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin🙏”, shkruan Rama.