Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një bashkëbisedim më ndjekësit e tij në Facebook, ka përsëritur qëndrimin e tij për protestat e mbajtura kohët e fundit.
“Nuk kam asnjë shqetësim nga protestat. Ky është një turp, ky është mashtrim, për të tërhequr sa me shume njerëz. Bota proteston kundër luftës, që të mos paguajë po jo pse u rritën çmimet. Vala e inflacionit ka ndikuar në gjithë botën. Vazhdoni rrini në protestë sa të doni, nuk lëviz asnjë taks nga karburanti, jo se nuk dua unë por nuk behët dot. Llogaria është shumë e thjeshtë, kemi vendin më taksat më të ulëta. Jemi i vetmi vend me 0 taksë në biznesin e vogël. Kemi 60% të të punësuarve pa taksë. Nëqoftese heqim taksën e naftës me se do ti financojmë. Hajde mbyllim shkollën, spitalin.”, u shpreh Rama.
“I ndjek komentet, reagimet, besoj që dëgjimi i njëri-tjetrit është domosdoshmëri. Sikur të mos mjaftonte taksirati i madh i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri dhe kudo tjetër, na duhet të komunikojmë dhe sepse këtu tek ne, si në asnjë vend tjetër të NATO-s dhe Evropës. Taksat mbi karburant nuk ulen, kjo është një protestë ë turpshme.”, vijoi më tej Rama.