Forcat ruse kanë hedhur në erë siç ishte paralajmëruar mbetjet e disa municioneve pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, i cili është edhe termocentrali atomik më i madh në botë.
Faktin e kishte paralajmëruar edhe autoriteti ukrainas për mbikëqyrjen e centraleve bërthamore (Energoatom).
Situata është ende e paqartë në Zaporizhzhia, pasi Ushtria ruse ka kontrollin aty. Mirëpo, ka shqetësime shumë reale, se një dëm mund të jetë shkaktuar dhe vlerat e radioaktivitetit të jenë rritur.
Punonjësit ndërkaq, po punojnë prej ditësh nën presion të madh.
Mbetet ende për t’u parë, nëse shpërthimi i municioneve do të sjellë anormalitete në central.