Sot shënohen 14 vite nga tragjedia e Gërdecit që ndodhi në 15 mars të vitit 2008. Nga shpërthimi i depos së municioneve 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, disa mbetën invalidë.
Por, pas hekurave nuk shkoi asnjë zyrtar i shtetit, që kishte dijeni për atë që po ndodhte atje. Në vjeshtë të vitit të kaluar, SPAK kërkoi rihapjen e dosjes së Gërdecit duke pranuar kërkesën e familjes Durda.
SPAK ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjesë e zyrtarëve të lartë që do të merren në pyetje është edhe ish-ministri Mbrojtjes së asokohe, Fatmir Mediu.