-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Angli e futi në listën e zezë, jahti i Abramovich vjen në brigjet e Shqipërisë

Kryesoret

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich i goditur me sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet e tij të dyshuara me presidentin rus Vladimir Putin ditët e fundit po lëviz nga njëri vend në tjetrin si pasojë e sanksioneve.

Një avion i lidhur me miliarderin ruso-izraelit u ul në kryeqytetin rus të martën në mëngjes pas një ndalese të shkurtër në Stamboll, rrugës nga Tel Avivi, sipas Flightradar24.

Ai besohet se është parë në një sallë pritjeje VIP në aeroportin Ben Gurion të hënën pak para se një avion i lidhur me të nisej për në Stamboll dhe më vonë të ulej në qytetin turk.

Reuters tha se kishte marrë një foto që e tregonte atë në sallë pritjeje dhe me maskë. Gjithashtu shfaqet një video që e tregon atë në aeroport duke hequr xhaketën. Por agjencia e lajmeve nuk mundi të konfirmonte nëse oligarku hipi në fluturim.

Avioni kishte mbërritur në Izrael nga Moska vonë të dielën, treguan faqet e internetit të gjurmimit.

“Skynews” shkruan se jahti i Abramovich, “Solaris” po lëvizte në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të porosive”, sipas të dhënave të gjurmimit.

Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord ta shtojnë atë në listën e BE-së të miliarderëve rusë të sanksionuar pas ofensivës ushtarake të Moskës duke i shtuar dhimbjet e kokës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit