-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ishte fati i madh për Shqipërinë që PD nuk i fitoi zgjedhjet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë kundër krye demokratit Lulzim Basha. Në një intervistë për “Ora e Betit”, Berisha tha se është lajm i mirë që Partia Demokratike nuk e mori drejtimin e qeverisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke e akuzuar Bashën si një person që nuk e respekton ligjin. 

Ishte fati i madh për Shqipërinë që Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet. Ky njeri tregon se nuk respekton asnjë parim. Një njeri i lig nuk kryen krim gjithë jetën. Në një moment e bën. Deputetët e panë ku është elektorati dhe nuk bëjnë gjë tjetër se kërkojnë të jenë elektoratin. Ky dëshmon se po të ishte kryeministër nuk do njihte ligj, rregull, moral e asgjë. Po ti je opozitë more zotëri!,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

Kjo është hera e parë që Berisha shprehet kundër fitores së PD në zgjedhjet e shkuara parlamentare, që u zhvilluan vetëm pak muaj më parë, ku fitues më shumicë doli kryeministri Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit