-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell në Tiranë, Rama: Mos e lini Ballkanin jashtë, sikur bëtë me vaksinat

Kryesoret

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell vizitoi sot Tiranën, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh në një konferencë për mediat se Tirana pret hapjen e negociatave. Një vend kryesor në bisedë zuri edhe Ukraina.

Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, në Berlin, në Paris, apo në Uashington. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe europianë krenarë për qenien tonë europiane dhe shqiptarë që shikojmë nga Europa derën e të ardhmes sonë.

Për të gjitha këto arsye jemi sot në këtë pozicion dhe për më tej, ky pozicion na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë, të mungesës së drejtave, lirive, izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot.

Në Ukrainë luhet fati i kësaj bote që kemi. Për bisedimet, kjo është një cështje e Këshillit Europian për shkak të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria.

Ne jemi gati të ulemi të në tryezë sapo të hapet drita jeshile. Po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Tani të gjitha vendet janë gati, por është cështje e një bllokimi për dy vende të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë.

I kërkova Borrell-it që nëse BE do të ketë një plan për krizën në energji, të mos e lënë Ballkanin jashtë sikur bënë me vaksinat” tha ai.

Konferenca e plote

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit