Me anë të një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit, 9 deputetë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së ditën e sotme kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për paketën e përballimit të krizës.
Ata kanë kërkuar sqarim me Ramën për Gjendjen e Rezervave Materiale të Shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës.
Ndërkohë, ajo që vihet re është se në këtë kërkesë është bashkuar edhe deputetja e Lulzim Bashës, Emilia Koliqi.
