Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk do të ndalet në pushtimin në Ukrainë në rast se perëndimi nuk ndërhyn.
Duke folur për Sky News ai tha se Putin po kërkon Krimenë dhe rajonin e Donbassit sot por nesër ai do të kërkojë Skocinë nga Britania e Madhe dhe Alaskën nga SHBA.
“Ai dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën por të gjithe perëndimin përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA”, tha ai.
“Mos u përpiqni të bëni kompromis me Putin”, shtoi ai duke argumentuar se presidenti rus do që të shkojë gjithmonë më tej,