-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miku i Putinit po vjen me jaht në Shqipëri? Vjen reagimi me “urgjencë” i qeverisë

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm “Skynews” raportoi se jahti i pronarit të ekipit të futbollit të Çelësit në Angli, oligarkut Roman Abramovich, po lëvizte në brigjet e Shqipërisë. Por si është e vërtetë dhe ku po drejtohet jahti “Solaris”  i supermiliarderit rus, që është miku i presidentit Vladimir Putin?

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës në Shqipëri reagoi duke theksuar se jahti u nis nga Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë” mbyllet njoftimi. Roman Abramovich është futur në listën e zezë nga Britania e Madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit