-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është Shako? Duka: Jam i emocionuar, më jepni mandatin e gjashtë- LIVE

Kryesoret

Prej orës 10:00 po zhvillohet asambleja e përgjithshme e FSHF-së për të zgjedhur kreun e ri. Armand Duka, që kandidon për një tjetër mandat që do të ishte i gjashti radhazi, është pozicionuar kundër të gjithëve, jo vetëm pushtetit, por edhe gjykatës që i pezulloi ushtrimin e funksioneve. Por asambleja organizoi zgjedhjet dhe Duka kërkoi mbështetje për mandatin e gjashtë.

“Jam i emocionuar dhe me droje nëse e meritoj mbështetjen tuaj për një tjetër mandat. Por ne, futbolli, jemi “ishulli” më i zhvilluar në këtë vend. Kemi hedhur themele të forta në Shqipëri.

Asnjë, as në ëndrrat më të bukura nuk do ta kishte menduar Shqipërinë në një turne final, stadiumet, apo këtë kompleks, apo mbi 15 zyrtarë ta përfaqësojnë Shqipërinë në Europë dhe deri në KE apo që në Tiranë të zhvillohej një finale e madhe.

Ka zëra që anatemojnë kohën e gjatë të qëndrimit në federatë, por unë do ta konsideroja vlerë” tha ai.

Koço Kokëdhima që drejtoi asamblenë, në mungesë të kandidatit Dritan Shakohoxha, që deklaroi se nuk do të marrë pjesë, pasi nuk e njeh këtë mbledhje, ia dha fjalën rivalit tjetër. “Zotin Shakohoxha nuk po e shoh, fjala është për Starovën, kandidatin tjetër” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit