Në mbledhjen e sotme bordi ku bën pjesë qeveria dhe furnizuesit e naftës vendosi që çmimi i naftës për 15 dhe 16 marsin 2022 të jetë 211 lekë për litër duke e ulur me 6 lekë. Kjo, tha Edi Rama erdhi si pasojë e uljes në bursë.
“Pashë që bordi i administrimit që kemi krijuar, pashë që sot e kishte vendosur 211 lekë litrin se ka rënë një cikë shyqyr Zotit, në bursë. Po ka vende, që është 2.3, 2.8 euro. Kështu që për ata që i qëndronin asaj këngës që këtu është nafta më e shtrenjtë” tha Rama.