-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë: Sanksionet e Putinit ndaj Biden, Blinken, Clinton (LISTA)

Kryesoret

Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe “individëve të lidhur me ta”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë ditën e sotme.

“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë që ndalojnë, ndër të tjera, hyrjen në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë të Federatës Ruse, nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të shquara të SHBA-së”, thuhet në deklaratë.

Lista e zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia:

  • Presidenti i SHBA Joe Biden
  • Sekretari i Shtetit Antony Blinken
  • Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin
  • Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley
  • Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan
  • Drejtori i CIA-s, William Burns
  • Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki
  • Daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare
  • Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power
  • Djali i Presidentit Biden, Hunter Biden
  • Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton
  • Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo
  • Reta Jo Lewis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit