Maluma është pritur me spektakël madhështor në skenën e ndërtuar në kryeqytet. Pjesëmarrja e të rinjve në koncert ishte shumë e madhe.
Ashtu siç ndodh shpesh në koncertet e tij, një fanse shqiptare i ka hedhur reçipetat ngjyrë rozë këngëtarit, të cilat më pas ai i ka varur te mbajtësja e mikrofonit.
Ndër të tjera, këngëtari me famë botërore ka bërë edhe një fjalë përshëndetëse për Shqipërinë: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në Tiranë. Është hera ime e parë. Uroj të mos jetë e fundit. Ju falendëroj me gjithë zemër për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë duke qenë këtu sot. Unë do të vij sa herë që ju ta kërkoni”.
Në skenë është ngjitur i pari këngëtari shqiptar Elgit Doda, i cili ka kënduar disa nga këngët e tij të fundit. Gjithashtu edhe këngëtarja Ronela Hajti performoi në skenën e madhe.