Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka raportuar trupat ruse se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit.
Sipas BBC, Sergei Orlov tha se të sëmurët po përdoren si pengje, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë informacion lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
“Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje. Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donetskut e ka konfirmuar. Ne morëm informacionin se atje janë 400 persona,”-shtoi ai.