-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi flet me Borrell, nga sanksionet te siguria kibernetike

Kryesoret

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë evropian për politikat e jashtme, Josep Borrell, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë çështjet e sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë, si edhe sanksionet që duhen vijuar ndaj Moskës.

Gjatë takimit, Borrell ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë me të gjitha organet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.

Duke parë edhe drejtimin e bisedës, ka qenë vetë ministri i Brendshëm, ai i cili ka theksuar karshi Borrell-it se Tirana zyrtare e ka përputhur 100 me politikën e jashtme të BE-së çdo aspekt të sigurisë së saj – përfshi këtu edhe sanksionet e fundit ndaj Rusisë.

Duke u ndalur te lufta, Ministri i Brendshëm risolli në vëmendje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që deklaroi mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe dënoi agresionin e pajustifikuar rus.

Sa i përket flukseve migratore nga Ukraina për shkak të gjendjes së luftës atje, është shprehur në këtë takim edhe gatishmëria nga ana e Shqipërisë, për të mirëpritur refugjatë. Kjo, gjithnjë duke bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së.

Në mbyllje të takimit, u vlerësua edhe angazhimi i Komisionit Evropian për të mbështetur me instrumenta konkretë sigurinë në Shqipëri, përfshi atë kibernetike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit