Është mbushur plot një javë ky qytetarët kanë dal në protestë për uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe të naftës.
Në ditën e sotme protesta ka nisur me studentët të cilët janë parë të marshonin nga sheshi Skënderbeu drejt Kryeministrisë, ata kanë shfrytëzuar situatën e krijuar për të paraqitur edhe njëherë pakënaqësitë e tyre të grumbulluar pas protestave të 2018.
Qytetarët vazhdojnë të jenë të pakënaqur me masat e marra nga qeveria deri më tani, dhe ku vet kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ulje tjetër të çmimit të naftës me 6 lekë.