Kombet e Bashkuara – raporton britanikja “The Guardian” – po kërkojnë nga autoritetet ruse që gazetarja kundër luftës, e cila u zhduk pasi ndërpreu një program të drejtpërdrejtë lajmesh në Channel One TV, të mos ndëshkohet për ushtrimin e të drejtës së saj për lirinë e fjalës.
Marina Ovsyannikova mbajti një tabelë pas prezantueses së studios dhe bërtiti parulla që denonconin luftën në Ukrainë.
Nuk ka asnjë lajm se ç’bëhet me të. Ravina Shamdasani, zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut, u kërkoi autoriteteve të sigurojnë që gruaja “të mos pësojë hakmarrje”.