-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama:Protestat e turpit u shtynë që të vijnë militantët e foltoreve nga rrethet

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një status në Twitter, ku i adresohet sërish protestave në vend për rritjen e çmimeve si pasojë e luftës që po ndodh aktualisht në Ukrainë.

Në të, numri një i Qeverisë këtë herë, komenton shtyrjen e demonstratave për në fundjavë.

“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!”.

Këtë reagim ka bërë Rama për situatën ku gjenden protestat në Tiranë, duke parë edhe numrin më të ulët të qytetarëve që po aktivizohen me to, por edhe ultimatumin që i është vënë atij për dorëheqje, nën kërcënimin se protesta do të përshkallëzohet “pa ikje nga sheshi deri në plotësim të kushteve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit