Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u shpreh sot në Tiranë që kriza e çmimeve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por të gjithë Europën dhe botën. Ai tregoi edhe shembullin e tij konkret për faturën e energjisë elektrike. Kjo sipas tij, është pasojë e luftës.
“Lufta ka krijuar probleme të mëdha për çmimet. Është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve të energjisë, gazit dhe naftës, që është pasojë e varësisë së ndërvarur dhe Rusia po e përdor si armë.
Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, është pasojë e luftës, ndalimit të eksporteve, rritjes së çmimit të produkteve që na prekin të gjithë. Unë pagova faturën e energjisë në Spanjë, 50 euro ka qenë më parë, tani ka shkuar 500 euro njësia e mëparshme.
Çmimet e energjisë janë rritur të paktën 6-fish. Nafta në Bruksel është 20% rritje. E njëjta gjë për produktet ushqimore. Kjo do të krijojë valë të mëdha” tha ai.
Ndalur te negociatat, Borrell përsëriti se Shqipëria meriton hapjen e bisedimeve. “Ka ardhur koha të rigjallërohet procesi i integrimit, Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Unë do të vazhdoj të angazhohem për procesin e çeljes së negociatave. Nuk është një datë e caktuar, por horizonti.
Kjo duhet përmbushur brenda presidencës franceze. Kjo nuk varet prej meje, por nga të gjitha institucionet e BE-së. Ju përgëzoj për reformat, në drejtësi dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, ekonominë, transformimin” deklaroi ai.