-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama publikon mesazhin e emigrantit shqiptar nga Italia: Shihni sa i ka ardhur fatura familjes sime

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka qenë në bashkëbisedim të vazhdueshme më protestuesit, për rritjen e çmimeve.

Më anë të një postimi në Facebook, ai ka publikuar komentin e një emigranti shqiptar në Itali.

Emigranti thotë se është pa fjalë që qeveria shqiptare nuk e ka rritur faturën e elektricitetit. Ai shprehet se nuk e dinë sa do arrijnë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:
“Zoti Kryeministër!
E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë, ca janë të futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.
Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qira këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit