Ish-kryetari i komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar në një status në Facebook se çfarë të ardhurash do i sjellë akciza shtetit sivjet në buxhet. Sipas Ahmetit, qeveria mund të heqë akcizën dhe të lirojë fonde për shpenzim nga qytetarët.
Ai jep sugjerime se si të veprohet me akcizën në këtë kohë kur nafta është shtrenjtuar, e opozita ka dhënë sugjerime që të hiqet në mënyrë që qytetarët mos të vuajnë rritjen e çmimit.
“Në këtë fazë të mosshpenzimit qeveritar dhe bilancit të shtetit heqja e akcizës liron fonde në xhepin e qytetarëve për shpenzime tjera. Nëqoftëse qeveria nuk ka plan të ridistribuimit të parave – të marrë me akcizë paratë që disa i shpenzojnë në naftë për t’ja dhënë atyre që nuk perdorin makina por e paguajnë koston shëndetësore, atëherë mosndryshimi ka kuptim. Përndryshe jo”, shkruan ish-kryetari i komunës së Prishtinës.
Ahmeti tregon edhe sa është përqindja e të ardhurave nga akciza në të ardhurat e planifikuara.
Në buxhetin e 2022 Qeveria ka planifikuar 470 milion nga akciza rreth 20 për qind të ardhurave të planifikuara”, përfundon Ahmeti.