Gati 30 milionë njerëz janë karantinuar ditën e sotme në Kinë, pasi shtimi i rasteve të koronavirusit nxiti kthimin e testeve masive me një rritje të paparë që nga fillimi i pandemisë.
Kina raportoi 5,280 raste të reja Covid-19 të martën, më shumë se dyfishi i raportit të një dite më parë, pasi varianti shumë i transmetueshëm i Omicron u përhap në një vend që ka mbërthyer fortë strategjinë e zero-covid.
Kjo qasje, e cila mbështetet në bllokime të forta të lokalizuara dhe e ka lënë Kinën praktikisht të shkëputur nga bota e jashtme për dy vjet, duket e shtrirë në kufi, ndërsa Omicron gjen rrugën e saj në komunitete. Të paktën 13 qytete në mbarë vendin u mbyllën plotësisht që nga e marta, dhe disa të tjerë kishin bllokime të pjesshme, me rreth 15,000 infektime të raportuara në mbarë vendin në mars.
Zyrtarët shëndetësorë u kërkuan njerëzve mbi 60 vjeç që të vaksinohen, përfshirë vaksinën e tretë përforcuese sa më shpejt të jetë e mundur. Rreth 80 për qind e njerëzve në atë grupmoshë janë të vaksinuar dyfish, sipas të dhënave zyrtare, por Pekini po vëzhgon me ankth situatën mbi kufirin në Hong Kong, i cili tani ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga viruset në botë për shkak të vaksinimit të ulët te moshat mbi 60 vjeç.