Ditën e sotme protesta ka filluar nga studentët, të parët që janë bashkuar para Kryeministrisë kanë qenë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Në fjalën e tyre studentët kanë pasur vetëm kërkesa ekonomike dhe asnjë kërkesë politike, pavarësisht se turma ka ditë që brohoret një zëri “Nëse nuk bien çmimet do bjerë qeveria”.
Studentët e bashkuar vazhdojnë ti paraqesin qeverisë po të njëjtat pika si në 2018, përveç uljes së çmimeve, kërkojnë dhe arsim publik fare, kushte më të mira në konvikte dhe rishqyrtimin e paktit për Universitetin.