Vendet nga e gjithë bota kanë dal në krah të Ukrainës duke protestuar apo dhe kanë mbledhur ndihma për civilët, që nga fillimi i sulmeve ruse atje.
Por ukrainasve mbështetja nuk u ka munguar as nga populli rus, çdo ditë qindra rusë janë ngritur në protesta për ndalimin e sulmeve të Putinit.
Megjithatë atyre u është dashur shumë guxim për ta bërë këtë gjë pasi shteti represiv që Putin ka ndërtuar i ka përballur protestuesit me forcat policore ruse dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në burg.
Një video e DW përmbledhëse me protestat në Rusi, tregon fare qartë se çfarë ka ndodhur atje.