Sali Berisha as që e vë në diskutim se kush do të jetë lideri i ardhshëm i opozitës edhe pse tashmë ka një aleat si presidenti Ilir Meta.
Ai u pyet teksa ishte i ftuar në një emision në RTV Ora, nga ku u shpreh se kush do të jetë lideri i opozitës është i përcaktuar nga zgjedhjet e 25 prillit, por Meta do të ketë një rol të padiskutueshëm në opozitë dhe do të merret me forcimin e opozitarizmit në vend.
“Aleancat jashtë spektrit ndodhin, nuk janë të jashtëzakonshme. Po ndodh në Hungari një koalicion i tillë. Në këtë kontekst kam thënë se unë jam dhe do të jem për aleancë me LSI-së. Sigurisht që ka elektorat nga të dyja partitë që nuk e pëlqejnë këtë gjë, por interesi për të çmontuar një regjim si ai aktual është më i madh se sa problematikat që dalin nga koalicioni.
Se kush do të jetë lideri i opozitës është i përcaktuar nga zgjedhjet e 25 prillit, por Meta do të ketë një rol të padiskutueshëm në opozitë dhe do të merret me forcimin e opozitarizmit në vend. Në mënyrë absolute unë jam i vendosur për të bërë gjithçka në luftën me korrupsionin. E quaj të domosdoshme aleancën me LSI-së dhe forcave që duan të qëndrojnë kundër këtij regjimi2, tha Berisha.