Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja u shpreh sot në konferencën “Forcimi i bashkëpunimit rajonal për kthimin e pasurive” se institucioni që drejton ka rritur punën në këtë drejtim dhe me fondet nga konfiskimet ka ngritur laboratorin kompjuterik në prokurorinë e posaçme.
“Është e domosdoshme një strategji për evidentimin e aseteve kriminale, pasjen e mekanizmave për marrjen e tyre dhe më pas kthimin e tyre publikut.
SPAK dhe BKH e kanë prioritet këtë. Hetimi financiar është për cdo rast tashmë. Në 2021 bazuar në anti-mafia dhe sekuestrimi e konfiskimi në proces penale. Nga antimafia janë dhënë 5 vendime konfiskimi.
Kemi 14 vendime sekuestrosh, listë pasurie shumë të gjatë. Vendimet e konfiskimit në proces penal janë 41 raste, përfshi resorte në bregdet.
Risi është përdorimi i fondeve të konfiskuara. Me këto fonde ne kemi ngritur laboratorin kompjuterik në SPAK” u shpreh ai.