Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin “një kriminel lufte”.
Ky koment i Biden-it erdhi gjatë një deklarate për mediat.
Kjo është hera e parë që Biden e përdor këtë term në lidhje me liderin rus.
Në të kaluarën, Shtëpia e Bardhë kishte shmangur përdorimin e shprehjes “kriminel lufte”, duke përmendur një hetim në vazhdim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Më herët, të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-të “po kërkonin” për të përcaktuar nëse forcat ruse kanë vrarë civilët.
Ukraina i ka kërkuar Hagës që të hetojë Rusinë për krime lufte.