Edhe pse zyrtarët thonë se synojnë rrugën e Bashkimit Evropian, Serbia doli krejtësisht ndryshe nga veprimet e fundit në kuadër të luftës në Ukrainë.
Serbia mbetet nga vendet e vetme që nuk i ka vënë asnjë sanksion Rusisë.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, i tha sot ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Serbia është e përkushtuar të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar ndaj paqes”, tha ai.
Daçiç shtoi se “Serbia do të udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare dhe ato nënkuptojnë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë”.