-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elsa Lila nuk ishte e para vipe që tronditi opinionin publik, ja kush janë personazhet e tjera

Kryesoret

Arrestimi i fundit i Elsa Lilës bëri në bujë të madhe mediatike, por në fakt ajo nuk ishte arrestimi i parë i një personazhi të njohur që ka tronditur opinioni publik.

Nga Lilana Kondakçi deri te Fjolla Morina, ja lista vipave që patën probleme me drejtësinë:

Liliana Kondakçi

Viti: 2010

U arrestua: Në Selanik për llogari të drejtësisë italiane, e cila ka dënuar me burg në mungesë këngëtaren shqiptare, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Asokohe, ajo ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar si anëtare e një prej bandave të trafikut të drogës në Itali. Më herët këngëtarja ishte arrestuar në Itali pasi u kap në një stacion treni me 3 kg kokainë në çantën e saj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në dijeni dhe se ja kishte dhuruar një fans. Duhet thënë që Liljana Kondakçi ka mohuar gjithmonë akuzat e implikimit dhe ka deklaruar se atë e kanë futur në kurth. Megjithatë artistja e njohur kreu dënimin për trafik kokaine 2 vite e 8 muaj burg në Itali dhe u lirua në Janar të 2013-ës.

Erion Korini

Viti: 2010

U arrestua: Me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe plagosjes së të fejuarës së tij. Mediat asokohe shkruanin se 24-vjeçarja kishte tentuar të hidhej nga kati i katërt i një pallati pasi dhunohej nga i fejuari i saj artist.

Leonard Bombaj

Viti: 2011

U akuzua: Nga një vajzë 15-vjeçare, nxënëse e tij, për akuzën e ngacmim seksual.

Sejfulla Myftari (Cekja)

Viti: 2013

U arrestua: Pasi aksidentoi padashje një banor të Beratit. Aktori u dënua nga Gjykata e Beratit me 9 muaj burg dhe një vit heqje patente. Ky dënim iu konvertu humoristit më 2 muaj burg për shkak të kohës së paraburgimit pasi pranoi akuzën.

Getoar Selimi

Viti: 2015

U arrestua: Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor (hyrje me të kuqe në semafor), por shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit të policisë ka ardhur si shkak edhe i mosbindjes së urdhrit të policisë për të ndaluar.

Kozeta Kurti

Viti: 2015

U ndalua: Në Bergamo pasi dyshohej se kishte vjedhur produkte kozmetike në një supermarket në vlerën 400 euro. Por, gazetarja më pas e përgënjeshtroi lajmin.

Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi

Në gjyq: Konflikti i nisur në reality shoë-un ‘Vip Shpija’ në Kosovë do të degradonte në përplasje e dhunë fizike disa muaj më vonë në Tiranë. Rozana do ta akuzonte Rezarta Shkurtën se sëbashku me bashkëshortin kishin ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe pas një procesi të gjatë gjyqësorë, Gjykata e shpalli jo fajtore Rezarta Shkurtën ndaj akuzave të Rozana Radi-it pavërisht se Prokuroria kërkoi 82 orë punë të detyruar.

Ylber Abdullahu, Cozman

Viti: 2016

U arrestua: Pas përleshjes së armatosur me reperat në Kosovë.

Valbona Xeka

Viti: 2016

U arrestua: Pasi iu gjetën 12 gram kanabis në makinë këngëtares së rrymës popullore.

Rigers Rajku, Noizy

Viti: 2016, 2017

U arrestua: Për konfornim me policinë për gjobat e papaguara. Ndërsa në fillim të këtij viti u arrestua pasi u filmua duke qëlluar me armë.

Fjolla Morina

Viti: 2021

U arrestua: U akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Kengetarja Më 19 Shtator 2020, këngëtarja u arrestua në doganën e Morinës pasi u kap me dy pistoleta. Për këtë akuzë, Gjykata e Shkallës së Parë të Kukësit e ka dënuar në mungesë Fjollar Morinën me 6 vite burgim. Por teksa këngëtarja ishte në arrati, avokatja paralajmëroi në muajin Mars se ky vendim do të apelohej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit