-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ “Helmoi” Shkodrën, arrestohet 56-vjeçari

Kryesoret

Një 56 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi tregtonte pije që rrezikonin shëndetin e konsumatorëve.

Ai i ruante pijet në magazinë në lagjen Salo Halili dhe i tregtonte më pas në dyqanet e vendit me shumicë dhe pakicë, pijet e gjetura ishin kryesisht lëngje frutash të cilët e kishin kaluar afatin e skadencës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skadenca” duke arrestuar një 56-vjeçar që tregonte pije të skaduara.

pecialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skadenca”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme me pije (lëngje frutash), të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit