Ish-futbollisti i Chelseat, Andriy Shevchenko është treguar i gatshëm të strehoj familje ukrainase në shtëpinë e tij në Britaninë e Madhe.
Ai ka premtuar se do ti ofroj ndihmë 150 refugjatëve të larguar nga lufta e Ukrainës.
Shevchenko, që gjatë karrierës së tij ka luajtur në Angli te Chelsea dhe në Itali te AC Milan, gjithashtu është duke tentuar të mbledhë 1 milion euro për vendin e tij. Ai tha për BBC-në se ka folur me ambasadorin e Ukrainës në Angli dhe shpreson të presë disa familje në shtëpinë e tij.
“Kjo është një situatë me të cilën po përballen qindra e mijëra familje në Ukrainë dhe ne duhet të marrim një vendim”, tha ai.
Shevchenko ka falënderuar njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën për mbështetjen e tyre për Ukrainën.