Ibrahim Tërshnjaku, kryeinspektor në Agjencinë për Ushqimin dhe Veterinarinë e Kosovës, ka thënë se kapja e 36 mijë kilogramëve mish të skaduar në Pejë, ka ndodhur pas një kontrolli rutinë.
36 mijë e 180 kilogramë mish me afat të skaduar u konfiskuan të martën në Zahaq të Pejës, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mish vici, peshku, pule me origjinë nga Brazili, Italia dhe Polonia.
Tërshnjaku shtoi se kontrollet po vijojnë.
“Aksidentalisht, autoritetet policore bashkë me autoritetet tona kanë bërë një kontroll dje. Ka qenë kontroll rutinë. Më tej, vazhdojnë masat ligjore që do të ndërmerren. Si cikël, është përfunduar në kuptimin e asaj që produkti nuk është lënë të dalë në treg. Tani do të shohim nëse ka në treg nga ajo që kemi gjetur. Ne po e sigurojmë qytetarin se nga ajo sasi, nuk do të ketë më produkt”, deklaroi Tërshnjaku.