Kryetari i partisë maqedonase “E majta”, Dimitar Apasiev ka reaguar në lidhje me uniformat në dy gjuhë të policisë.
Ai pyet se si ka mundësi që uniformat dy gjuhëshe të policisë vendosen me Rregullore të qeverisë.
“LSD është e keqja më e madhe që e ka gjetur Maqedonia”, shprehet Apasiev.
Ai po ashtu deklaron publikisht se anëtarët e qeverisë që morën vendimin do të burgosen kur të ndërrohet pushteti.