-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia dëbohet zyrtarisht nga Këshilli i Evropës

Kryesoret

Këshilli i Evropës e ka dëbuar zyrtarisht Rusinë nga organi më kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent – për shkak të pushtimit dhe luftës së saj në Ukrainë.

Në një deklaratë, Këshilli tha se, “Federata Ruse nuk është më anëtare e Këshillit të Evropës duke filluar nga sot, kjo pas 26 vitesh anëtarësim”.

Vendimi vjen një ditë pasi Rusia parandaloi përjashtimin e pritshëm duke u tërhequr nga Këshilli, institucioni që hartoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Masa ka pasoja konkrete.

Konventa për të drejtat e njeriut do të pushojë së zbatuari për Rusinë dhe rusët nuk do të mund të apelojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër qeverisë së tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit